AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/02/2018

NGJARJE KRYESORE

SOFJE (Bullgari) – Kryeministri hungarez, Viktor Orban takim me homologun e tij Bojko Borissov, ndërsa Bullgaria mban presidencën e radhës së BE-së.

PRISHTINË (Kosovë) – Kosova pergatitet per 10-vjetorin e pavarësisë.

BERLIN (Gjermani) – Nis votimi me postë i aktivistëve të Partisë Socialdemokrate për miratimin apo mosaprovimin e propozimit të koalicionit qeverisës me Angela Merkel.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i pranishëm në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

BEOGRAD (Serbi) – Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në vizitë në Serbi.

Të Tjera

NJU DELHI (Indi) – Presidenti iranian, Hassan Rohani po kryen një vizitë tre ditore në Indi.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe e kryeministres britanike, Theresa May në një matje force europiane për Brexit.

ANKARA (Turqi) – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson takon homologun turk, Mevlüt Cavusoglu në ditën e dytë të vizitës ku në fokus të bisedimeve është përmirësimi i marrëdhënieve të tensionuara nga ofensiva turke në Siri.

VILNIUS (Lituani) – Lituania përkujton sot 100-vjetorin e pavarësisë. Ceremoni me pjesëmarrjen e drejtuesve të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, si dhe presidentëve të Gjermanisë, Polonisë, Ukrainës, Letonisë, Estonisë, Islandës dhe Gjeorgjisë./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.