Armand Duka rikonfirmohet në krye të FSHF-së

327

TIRANE, 15 Shkurt/ATSH/- Armand Duka është rizgjedhur për të 5 herë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore, mbajtur sot në Durrës gara për kreun e FSHF ishte mes tre kandidatëve, kreut aktual Armand Duka, deputetit të PS, Bashkim Fino dhe ish- arbitrit Shpëtim Hala.

Në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk mori 2/3 e votave. Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22, ndersa 4 vota u shpallëm të pavlefshme.

Ndërsa në raundin e dytë, Duka mori 38 vota ndërsa Fino 24 vota.

Në përfundim të këtij procesi që u mbajt sot në Durrës, Armando Duka tha për mediat se “jam i lumtur jo për faktin se do të jem president i FSHF-së por për mbështetjen që më keni dhënë dhe ndërkohë ndjej obligimin e madh sepse nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.