VJENË – Takim i ri Dimitrov-Kotzias-Nimetz për emrin e Maqedonisë

VJENË, 13 shkurt /ATSH-MIA/ – Filloi sot në Vjenë një takim i ri i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias me ndërmjetësin e OKB-së, Mathew Nimetz për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ky është raundi i tretë i negociatave të ripërtërira midis dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes pothuajse 30-vjeçare për emrin e Maqedonisë.

Dimitrov dhe Kotzias dje patëm takim në Vjenë, ku harmonizuan pozicionet para takimit të sotëm me Nimetz./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.