Shën Valentini, tryezë romantike me ushqimet e dashurisë

 

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ – Shën Valentini po afron dhe është e vërtetë shprehja që ”dashuria kalon nga stomaku”. Nuk duhet të shpenzoni shumë për të festuar ditën e të dashuruarve me një darkë romantike nën shoqërinë e gjysmës tuaj më të mirë.

Midhjet dhe shampanja, edhe pse janë joshëse dhe luksoze, nuk e kanë më këtë pushtet të madh.

Më mirë të shfrytëzoni karakteristikat e disa superushqimeve të dashurisë, të cilat i përkasin traditës fshatare, si zaferano, piperi i kuq, por edhe selino, finoku dhe stikat.

Kur mbërrin festa e të dashuruarve synohet të blihen produkte ekzotike, si xhinxheri, zaferano, të cilat kanë veti joshëse, por që shpesh vijnë nga vende si Kina dhe India, që kanë nivele të ulëta të sigurisë ushqimore.

Nuk ka asnjë nevojë të vraponi pas këtye ushqimeve ekzotike, duke qenë se vendi ynë është i njohur për ushqime natyrale në shekuj, në gjenerata e gjenerata, dhe që mund të kontribuojnë për t’a bërë të shijshme darkën e Shën Valentinit.

Për t’a mbyllur këtë mbrëmje ku ka më mirë se një kombinim i këtyre dy produkteve simbole të dashurisë? Shkrini çokollatën, spërkatni luleshtrydhet me piper dhe më pas i lyeni me çokollatën e shkrirë. Nxirrini nga çokollata dhe lërini të kullojnë mbi një zgarë të përshtatshme. Rezultati do të jetë një simfoni e vërtetë shijesh: e ëmbël, e freskët, e lëngshme, pikante – në fund të fundit, ashtu si vetë dashuria… /a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.