GREQI – Hapet ”Oenorama2018” panairi më i madh i verës

300

ATHINË, 13 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Panairi më i madh i verës, “Oenorama2018”, do të hapet më 10-12 mars,në Athinë ,  duke mirëpritur 250 kantina me mbi 1 600 lloje verërash për t’u shijuar.

Eventi që pritet të zhvillohet në sallën e panairit “Zappeion Megaron” dhe qendrën e konferencave, ngjitur me “Kopshtet kombëtare”, është takimi më i rëndësishëm i industrisë së verës dhe një mundësi unike për shkëmbimin e eksperiencave të bërjes së verërave për profesionistët dhe vizitorët.

Panairi i ka dedikuar një sallë të veçantë verërave më të panjohura të organizuara në “Zbulimi i verës, galeria e re e të shijuarit,  “Zbuloni verërat greke “, “Vajrat e ullirit nga prodhuesit e verës”, “Restorantet e verës greke” që kanë për qëllim të krijojnë një rrjet mbarëbotëror të restoranteve me listat  e verërave greke.

Verërat janë të ndara sipas ngjyrës, rajonit dhe varietetit të rrushit dhe paraqitur përmes broshurave të shijeve, ku përfshihet informacioni bazë.

“Oenorama2018” do të ndiqet nga panairi i radhës “ Java e verës së Athinës” (më 12-18 mars), gjatë së cilës restorantet, dyqanet e verërave, kantinat e bareve, prodhuesit dhe adhuruesit e verës do të shkëmbejnë së bashku idetë dhe shijet e ndryshme të verërave.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.