Forca Detare shpëton një peshkarexhë me 4 persona në bord

288

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH/- Forcat Detare shqiptare shpëtuan sot 4 persona që ndodheshin në bordin e një peshkarexhe në afërsi të Llamanit, në Vlorë.

Peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton, kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes.

Peshkarexha me probleme në motorr u ankorua në bazën e Porto Palermos./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.