EGJIPT – Të paktën 38 xhihadistë të vrarë, 526 të arrestuar gjatë një operacioni antiterrorist

182

KAJRO, 13 shkurt /ATSH-AFP/  – Tridhjetë e tetë xhihadistë u vranë në veri dhe në qendër të Sinait egjiptian dhe 526 u arrestuan pas katër ditë të një ofensive të gjerë anti-terroriste, sipas një deklarate të ushtrisë të publikuar sot.

Ushtria nisi të premten një fushatë të gjerë për të “spastruar” Sinain, Deltën e Nilit dhe Shkretëtirën Perëndimore në kufi me Libinë.

Që prej shkarkimit nga ushtria të presidentit islamik, Mohamed Morsi në 2013, forcat e sigurisë po përballen me grupime ekstremiste, përfshirë organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët kanë shkaktuar qindra të vdekur në mesin e ushtarëve, policëve dhe civilëve.

Një sulm ajror dhe shkëmbimet e zjarrit në Al-Arich, kryeqendra e Sinait Verior përfunduan me eliminimin e një celule terroriste mjaft të rrezikshme të përbërë nga dhjetë tekfiristë (ekstremistë), njoftoi sot zëdhënësi i forcave të armatosura, Tamer el-Refaï./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.