VIDEO/ Reforma e ujit, 6 mijë kontrata të reja dhe 30% më shumë arkëtime

VIDEO/ Reforma e ujit, 6 mijë kontrata të reja dhe 30% më shumë arkëtime

VIDEO/ Reforma e ujit, 6 mijë kontrata të reja dhe 30% më shumë arkëtimehttps://www.ata.gov.al/video-reforma-e-ujit-6-mije-kontrata-te-reja-dhe-30-me-shume-arketime/Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Elvin Tivari, Drejtori i Departamentit të Shitjeve në UKT, tha se që nga nisja e kontrolleve në subjektet private janë shoqëruar 9-të persona."Jam optimist se do arrijmë të ngjitemi në 90% të arkëtimit në faturën koerente dhe kjo gjithnjë nga ndërgjegjësimi i qytetarëve”, tha Tivari.

Publié par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur dimanche 11 février 2018

TIRANË, 11 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ujësjellës kanalizime Tiranë ka regjistruar rreth 5-6 mijë aplikime për kontrata të reja, ndërsa ka si qëllim të arrijë të arkëtojë brenda një afati të shkurtër 90% të faturave koerente.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Elvin Tivari, Drejtori i Departamentit të Shitjeve në UKT, tha se që nga nisja e kontrolleve në subjektet private janë shoqëruar 9-të persona.  “Ne si UKT kemi nisur punën tonë me këtë fokus që prej 30 qershorit të vitit të shkuar. Tani ka nisur faza e kontrollit derë më derë tek subjektet private dhe nga 1 marsi nis kontrolli derë më derë edhe tek familjarët”.

“Janë rreth 5-6 mijë aplikime për kontrata të reja. Këto aplikime kanë nevojë dhe për një kohë të caktuar për të marrë efekt të plotë ligjor. Ka pasur vetë-deklarime për rregullimin e matësve të ujit, lidhjen e burimeve të ujit me sahatin si dhe riparimin e sahatit. Po ashtu  dhe problematikave të tjera me të cilat jemi hasur në terren. Aksionet dhe kontrollet do të shtrihen në të gjithë Tiranën. Ne operojmë me 15 grupe në terren, nuk ka një zonë të veçantë, por ish komunat, ku kemi trashëguar handikape të mëdha për lidhje abuzive të furnizimit me ujin”, tha Tivari.

Sa i takon rezultateve të aksionit në javën e parë, Tivari u shpreh se shpreson të mos ketë asnjë të arrestuar. “Kemi 9-të shoqërime deri më sot, urojmë të mos kemi shumë të tilla. Ne arkëtojmë sot që flasim, 70% fatura koherente dhe mbi 35% faturës debitore. Por me reformën kemi rritur me 30% të faturimit debitorë krahasuar me një vit më parë. Dëshira jonë është të shkojmë 100% të faturës koherente, por gjithsesi jam optimist se do arrijmë të ngjitemi në 90% të arkëtimit në faturën koerente dhe kjo gjithnjë  nga ndërgjegjësimi i qytetarëve”, tha Tivari. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.