Financial Times: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Copies of the English edition of the Financial Times are handed out at the central station in Hamburg, Germany, 07 December 2012. After 13 years, the FTD sells its final issue. Photo: Bodo Marks

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, shkruan gazeta e njohur britanike ”Financial Times”.

Në një editorial kushtuar zgjerimit të BE-së, kjo gazetë nënvizon faktin se ”unioni nuk duhet të zmbrapset (nga premtimi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor – shën. i përkth.) pasi, në të kundërt, Rusia dhe Turqia do të mbushin këtë boshllëk”.

“Pas një pauze të gjatë, BE ka dëshirë të flasë sërish për zgjerimin e kufijve të saj. Vitin e kaluar, presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker premtoi t’u ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE”, shkruan gazeta.

“Mbetet në interesin e të gjithëve për të dhënë parashikime realiste për shtetet e Ballkanit, ndërkohë që janë të shumtë ata që dyshojnë në sinqeritetin e BE-së, pas viteve të tëra pritjeje përballë dyerve të mbyllura”, shton ajo.

“Premtimi i BE-së për anëtarësim ka qenë një nxitje kryesore për qeveritë ballkanike për të marrë vendime të vështira… Por, ka ende shumë rrugë për të bërë dhe ndikimi i BE-së po ulet. Vetëm 26% e serbëve mendojnë tani se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë”, shkruan ”Financial Times”.

”Sidoqoftë, asnjë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka plotësuar kushtet e anëtarësimit”.

”Dhe, përderisa KE ka shprehur qartë se progresi drejt integrimit do të matet mbi bazën e meritave dhe, teorikisht çdo shtet mund të parakalojë kryesuesit aktualë në garë (Mali i Zi dhe Serbia), atëhere ajo merr në konsideratë përpjekjet e bëra kohët e fundit, për shembull, nga vende si Shqipëria, çka u përgjigjet dyshimeve për favorizim, në veçanti, të Serbisë”, thekson gazeta e njohur britanike ”Financial Times”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.